Vaj esencial i rigonit është një ilaç natyral me të vërtetë shume i vlefshem për t'u kujdesur për shëndetin e tone. Ai ka veti shumë të dobishme dhe kryesisht përdoret për trajtimin e crregullimeve të frymëmarrjes, si pershembull e ftohura e zakonshme.
Një nga substancat e dobishme të vajit esencial te rigonit është Carvacroli, qe eshte i dobishem për të kundershtuar përhapjen e viruseve dhe baktereve të ndryshme . Këtu do te gjeni disa nga përdorimet e mundshme e thelbësore te vajit te rigonit.
1) Avujt Një nga menyrat më të popullarizuara të përdorimit te vajit esencial te rigonit është përgatitja e avujve për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe për lehtësimin e mbingarkesës në hundë si dhe traktit respirator. Thjesht hidhni dy apo tri pika vaj esencial të rigonit në një tenxhere me ujë të valuar dhe thithni avujt për disa minuta. Ju mund ta kombinoni ate duke e perziere me një lugë te vogel (çaji ) sode buke, e cila ndihmon për të zbutur mukozën e hundës. 2) Pastë dhëmbësh Kush është mesuar zakonisht te përgatisë forma te ndryshme pasta dhëmbësh,ne shtëpi,si per shembull soda e bukes ose argjila e bardhë, apo me, xhel nga aloe vera ose glicerina, mund ti shtoje ketyre produkteve nje pike vaj nga ai i rigonit i cili ndihmon , si nje aromë freskuese dhe si dizinfektuese ,sepse ai eshte kundra baktereve (antibakterial). 3) Aromaterapia Vaj esencial i rigonit është një nga më të përdorurit, së bashku me vajin esencial të trumzës, eukaliptit apo pishes, ai perdoret per ti dhene arome si dhe pastron e mikrobet ne shtëpi, sidomos në rastin e gripit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes. Per te leshuar arome llogarisni qe te digjni një pikë të vetme të ketij vaji në nje metër katror sipas madhësise se dhomës ku ju e vendosni atë. 4) Astma dhe bronkiti Në rastin e azmës dhe bronkitit, por edhe nga alergjitë dhe bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes, mund të jetë i dobishem ne perdorim duke holluar 2 ose 3 pika vaj rigon në 30 ml vaj bazë (vegjetal) duke masazhuar kete përzierje mbi gjoks dhe fyt. 5) Artriti Për shqetesimet e dhimbshme që mund të përfshijnë artritin, sindromi i kyçeve ( nyjeve) të dorës, dhëmbjeve te muskujve dhe reumatizmit, holloni dy ose tre pika vaj esencial nga ai i rigonit në një sasi të vogël të vajit vegjetal dhe me te masazhoni here pas here 'zonat e prekura nga ky problem. 6) Dhimbjet menstruale Për të lehtësuar dhimbjet menstruale ose simptomat e sindromit premenstrual, hillni 8 deri në 10 pika vaj esencial nga ai i rigonit në vasken e banjes. Ose nje tjeter metode eshte ajo e hedhjes se dy ose tre pikave nga vaji i bajames ose vaji i ullirit ekstra i virgjër, dhe me to ferkoni barkun si dhe pjesen e poshteme te shpines. 7) Mbrojtja e imunitetit Për të përmirësuar sistemin mbrojtjes e imunitetit, pas kalimit te nje një sëmundje ose gjatë nje konvaleshence, ju mund të përdorni disa pika vaj esencial (mund te merrni vetëm dy ose tre pika) në një aromatizues , qe digjet dhe cliron avuj dhe arome . Në këtë mënyrë trupi juaj do të përfitojnë nga efektet e Aromaterapise. 8) Dispepsia Vaji i rigonit ka veti të tilla qe ndihmon tretjen e ushqimit. Për këtë arsye, përdorimi i tij, gjithashtu për përdorim të jashtëm, mund të jetë i dobishem për të lehtësuar ndërhyrjet e shkaktuara nga dispepsia. Këshillohet një sasi e vogël e holluar - gjithmonë dy ose tre pika - vaj rigoni me vaj vegjetal ,ne menyre qe te ferkohet mbi gjoks dhe bark. 9) Antibiotik natyrorSë fundi, masazhimet e vaj esencial nga ai i rigonit i holluar me vaj vegjetal konsiderohen të dobishme, nëse ky masazhim kryhet në vazhdimësi, ndihmon për të stimuluar qarkullimin limfatik si dhe për luftimin dhe parandalimin e celulitit. Nganjehere vaji i rigonit 'mund te acaroje lehtesisht lëkurën, , për të ndihmuar në eliminimin e ketij problrmi ju ftojme te ndiqni keshillat . Vaji esencial i rigonit është shumë i efekteshem, por jo pa të meta. Përdorimi i ketij vaji tek fëmijët dhe , gratë shtatzëna duhet te behet me kujdes . Mos aplikoni vaj esencial rigoni të pa holluar në lëkurë. Hollojeni atë me vaj perimesh dhe përdoreni atë në sasi të vogla. Holloni 2 ose 3 pika vaj rigoni në të paktën 30 ml vaj perimesh sipas zgjedhjes suaj (të tilla si vaji i bajames, vaji i ullirit ose ai i kokosit). Kush është alergjik ndaj trumzës, nenexhikut, borzilokut ose sherebelës mund të jete i ndjeshem edhe nga rigoni , si pjesë e së njëjtës familje bimësh. Nëse përdoret i paholluar në lëkurë mund të shkaktojë iritim. Për këtë, ne rekomandojmë dhe një herë shkrirjen e hollimin ne sasi shumë të ulëta.
No comments:
Post a Comment